Papa Françesku viziton Irakun të premten



Papa Françesku viziton Irakun të premten

17:25 01/03/2021

Ati i Shenjtë do të vizitojë komunitetet e krishtera si dhe do të lutet për të vrarët nga terroristët

Pavarësisht kërcënimeve nga Covid-19 dhe terrorizmit, vizita e parë ndonjëherë papale në Irak pritet të fillojë të premten, gjatë së cilës Françesku do të takojë komunitetet e krishtera dhe një nga udhëheqësit myslimanë më me ndikim në botë.

Për Papa Françeskun ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas një viti qëkur pandemia kufizoi lëvizjet. Kufizimet e reja Covid hynë në fuqi në Irak javën e kaluar dhe një bllokim të plotë tre-ditor gjatë fundjavave, pasi rastet e regjistruara ditore u dyfishuan në më pak se një javë.

Të gjithë anëtarët e shoqërimit papal do të vaksinohen kundër virusit para nisjes, dhe distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave do të jenë të detyrueshme.

Qeveria irakiane ka premtuar siguri të lartë gjatë vizitës tre-ditore në gjashtë qytete. Megjithëse bombardimet dhe sulmet e tjera të dhunshme janë qetësuar në vitet e fundit, të paktën 32 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën nga një bombë në një treg në Bagdad muajin e kaluar.

Kardinali Leonardo Sandri i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Orientale për revistën America  është shprehur se vizita përfshin rreziqe dhe Papa po ndërmerr rreziqe sepse ai e sheh veten si një pastor, si një baba, si një që shkon tek kushdo që është në vështirësi. 

Vizita e 33-të e Papa Françeskut jashtë vendit në tetë vitet e tij në krye të kishës Katolike Romake do të fillojë në Bagdad me një ceremoni në pallatin presidencial dhe një takim me presidentin Barham Salih dhe kryeministrin Mustafa al-Kadhimi. Papa do të takojë gjithashtu peshkopë, priftërinj dhe të tjerë në Katedralen Syro-Katolike të Zojës së Shpëtimit.

Të shtunën, ai do të udhëtojë në jug për në qytetin e shenjtë të Najaf për t’u takuar me Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani dhe klerikun mysliman Shia me ndikim 90 vjeçar. Në vitet e fundit, Françesku ka ndërtuar marrëdhënie të forta me udhëheqësit myslimanë.

Në Shkurt të vitit 2019, Francis dhe sheiku Ahmed al-Tayeb, imami i madh i xhamisë al-Azhar të Kajros dhe figura kryesore në Islamin Suni, nënshkruan një deklaratë historike të vëllazërimit në Abu Dhabi.

Për komunitetin e vogël të krishterë të Irakut, pika kryesore e udhëtimit do të jetë vizita e Francis në veri të vendit. Mijëra të krishterë në zonë u vranë nën sundimin e Shtetit Islamik midis 2014 dhe 2017 dhe qindra mijëra të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre si pasojë e dhunës dhe persekutimit.

Ati i Shenjtë do të vizitojë qytetet Erbil, Mosul për të takuar njerëz që tani përpiqen të rindërtojnë komunitetet dhe kishat e tyre. Në Mosul, Papa do të lutet në një përkujtimore dhe do të vizitojë Katedralen Saint Mary al-Tahira, e cila po rregullohet pas plaçkitjeve dhe dëmtimeve të shkaktuara nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Klan News







Të ngjashme