Papa Françesku e përshkroi ditën e sotme pushtimin rus të Ukrainës si një regres makabër të njerëzimit, teksa ka shtuar se vuajtjet e popullit ukrainas e trishtojnë dhe e bëjnë të qajë.

“Unë vuaj dhe qaj, duke menduar për vuajtjet e popullit ukrainas, dhe në veçanti të më të dobëtve, të moshuarve dhe fëmijëve”, tha Papa.

Ai tha se mendimet e tij shkojnë në qytetin ukrainas të Mariupolit, i cili është i rrethuar nga forcat ruse.

Papa vazhdoi të bënte thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta humanitare për ata që janë bllokuar në fabrikën e çelikut të qytetit të rrethuar./tvklan.al