Në 6 ditët e para, vaksinën antiCovid e kanë marrë 369 mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid. Është kryeministri Edi Rama, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se ata janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se procesi i vaksinimit do të vijojë çdo ditë pa u ndaluar. Ai paralajmëron rritjen graduale të ritmit sipas planit të vaksinimit.

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid-19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama./tvklan.al