Një konflikt në një familje në lagjen ”10 Korriku” në qytetin e Vlorës mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda. Ka qenë një telefonatë në sallën operative të policisë, ç’ka ka bërë që debati i rëndë të përfundonte pa viktima.

Policia ka arrestuar Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe gjatë momentin që policia ka mbërritur në shtëpi ka qenë duke kanosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.

 

Policia arrestuar Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, i cili gjatë momentin që policia ka mbërritur në shtëpi ka qenë duke kanosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

/tvklan.al