Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë në ndikimin e të ftohti polar duke bërë që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë prezent në të gjithë vendin.

Parashikohet që reshje të pakta dëbore të ketë në zonat malore veriore dhe juglindore. Edhe gjatë natës pritet që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë prezente në të gjithë vendin.   

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 7°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./tvklan.al