Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24-orëshit; territori Shqiptar; do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të sjellë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime ndwrsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të jenë deri në 16°C në zonat malore po ashtu rriten edhe maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në  40 km/h nga drejtimi jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al