Nuk prodhoi fitues supersfida e javës së pestë në Bundesligë, mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, e cila u mbyll ne barazim 1-1.

Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Allianz Arena”, por në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Leverkusen kaloi e para në avantazh me Andrich në minutën e 31-të, por vetëm 8 minuta më vonë, vendasit barazuan shifrat me një supergol të Pavlovic.

Fraksioni i dytë i lojës foli i gjithi për Bayern Munich që ishte dominues gjatë gjithë kohës, por nuk ia doli dot të gjejë rrjetën.

Bavarezët e trajnerit Kompany, ndalen në barazimin e parë, pas katër fitoreve radhazi në kampionat. Megjithatë Bayern-i mbetet në krye me 13 pikë, ndërsa Leverkusen renditet në vendin e tretë me 10 pikë. /tvklan.al