Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 28 Shtator 2024

Lufta në Gaza, Rama: Izraeli po i përgjigjet terrorit. Zgjidhja duhet me dy shtete

Kryeministri Rama thotë se Shqipëria mbështet Izraelin në luftën ndaj terroristëve të Hamasit të cilët i krahasoi me ISIS. Në një ceremoni në Nju Jork të organizuar nga disa shoqata hebraike ai përsëriti se zgjidhja duhet të vijë përmes 2 shteteve. 

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, Irani: Dërgim trupash në Liban. Fsheh liderin suprem në vend sekret

Izraeli vret kreun e Hezbollahut, Hasan Nasrallah pas sulmit ajror në periferi të Bejrutit. Irani reagoi ashper duke e dënuar aktin dhe deklaron se do te dergoje trupa ushtarake ne Liban. Teksa fshehu në nje vend sekret liderin suprem Ali Khamenei.

Salianji kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit të apelit. Berisha: Protestë kombetare dhe mosbindje

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për shtyrjen zbatimit të vendimit të Apelit me 1 vit burg. Kreu i demokratëve Sali Berisha paralajmëron protesta kombëtare dhe mosbindje civile.

Rasti i Onkologjikut, Rama: Tregues për të vijuar reformat për përmiresimin e sistemit

Për kryeministrin Edi Rama ajo që ndodhi me spitalin Onkologjik ishte tregues i nevojës për përmirësimin e sistemit. Deklaratat u bënë në podkastin e tij “Flasim” ku këtë herë ishte i ftuar mjeku i njohur neurokirurg Kita Sallabanda.

Uragani “Helene” godet SHBA, 50 viktima. Miliarda dollarë dëme në infrastrukturë

Të paktën 50 viktima ka shkaktuar deri tani uragani “Helene” që ka goditur juglindjen e shteteve të bashkuara të Amerikës. Miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa dëmet llogariten në miliarda dollarë.

/tvklan.al