Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar në pjesën e para të ditës pritet që të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, por orët e pasdites do të shfaqin vranësirat e lehta përkohësisht në territor, të cilat me të dukshme parashikohet të jenë në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa vija bregdetare do të vijojë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në vlerat minimale dhe mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 40 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

/tvklan.al