Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nderon me “Çelësin e Qytetit” ish-ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë. Veliaj shprehu vlerësimin për kontributin e ish-ambasadorit King-Smith në ushtrimin e detyrës së tij në vendin tonë.

Erion Veliaj, kryetar bashkisë Tiranë: Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, të atyre qytetarëve, që jam i sigurt që, nëse nuk i ke takuar fizikisht i ke prekur me fjalën tënde, me kontributin tënd, do të doja të kishe një çelës për t’u kthyer, jo vetëm te kjo tarracë, por në çdo centimetër katror të këtij qyteti.

Veliaj vlerësoi qëndrimin e Britanisë së Madhe në krah të Shqipërisë në ditët më të vështira,duke përmendur këtu edhe mbështetjen financiare të qeverisë britanike në Konferencën e Donatorëve, për përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.

Erion Veliaj, kryetar bashkisë Tiranë: Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Një tjetër tregues i forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes është hapja, dy vjet më parë, e Zyrës së Forcave të Armatosura Britanike në Tiranë.

Ndërsa ish-ambasadori britanik ka vlerësuar bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës gjatë tre viteve që ka shërbyer në Shqipëri.

Tv Klan