Turku Yusuf Dikeç fitoi medaljen e argjendit në garën mikse të pistoletës me ajër nga 10 metra. Së bashku me Sevval Ilayda Tarhan, u vendosën pas sportistëve serbë.

Por më shumë se suksesi, bëri përshtypje mënyra se si u arrit pasi Dikeç zhvilloi garën pa syzet speciale dhe pa kufje. Një paraqitje që bëri xhiron e rrjetit.

51-vjeçari mbajti syze optike dhe tapa për veshët, por kjo nuk e pengoi të arrinte një rezultat të mirë. Pati nga ata, të cilët komentuan edhe qëndrimin e tij me njërën dorë në xhep.

Kjo ishte medalja e parë olimpike për Yusuf Dikeç, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e xhandarmarisë turke. Dikeç ka fituar medalje edhe në kampionate Botërorë apo Europianë.

Tv Klan