Supermodelja Adut Akech është në pritje të ëmbël.
24-vjeçarja dhe partneri i saj, Samuel Elkhier do të bëhen prindër për herë të parë. Bukuroshja e ka konfirmuar lajmin për revistën “Vogue”, ndërsa në një postim në Instagram ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur.
“Më shumë se të bekuar dhe mezi presim të takojmë lumturinë tonë!”
Adut tha se është “shumë e emocionuar” që do të bëhet “mama në moshë të re” dhe është gati për një fëmijë.
“Kam thënë gjithnjë që doja të bëhesha mama në moshë të re sepse më pëlqen ideja që të rritesh me fëmijët e tu. Jam e emocionuar. Mezi pres. Them, a mundet thjesht të vijë? Mezi po pres dhe jam në gjysmë të rrugës”.
Modelja tha se shtatzënia ka qenë një “luhatje e vërtetë mendore dhe fizike”, por gjithsesi mbetet një “ndjesi e bukur”. “Asgjë s’të përgatit për të”, shtoi ajo. Asaj i kanë mbetur edhe 10 javë derisa bebja të vijë në jetë në muajin tetor.
Sa i përket planeve të së ardhmes, Adut tha se dëshiron që një ditë të ketë 5 fëmijë. Madje nuk do të thoshte jo as për gjashtë nëse do të dilnin binjakë./tvklan.al