Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lëhta gjatë orëvë të paradites por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu ku në zonat përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë rrebeshe si edhe stuhi breshëri në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.  /tvklan.al