Një drejtues mjeti në Tiranë është arrestuar pasi ka rezultuar se drejtonte makinën në efektin e lëndëve narkotike.

28-vjeçari me iniciale D.D. u konstatua që drejtonte mjetin pa rrip sigurimi dhe gjatë ndalimit nga policia ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë.

Pas verifikimit me drogtëstues rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve droguese “THC”.

28-vjeçari u arrestua për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Numri i shoferëve të arrestuar që drejtojnë mjetin nën efektin e drogës ka shkuar në 125.

/tvklan.al