Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka përfunduar udhëtimin në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP.

Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin e AMP dhe ndikimin e saj në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ambasada e SHBA shkruan se Ducot ka vlerësuar partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

“Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) përfundoi udhëtimin e tij në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP. Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin mbresëlënës të AMP dhe ndikimin e saj pozitiv në reformën në drejtësi në Shqipëri. Z. Ducot vlerësoi partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.”