Zjarri në dy njësitë administrative Orosh dhe Fan në Bashkinë e Mirditës është mundur të shuhet plotësisht pas 10 ditësh.

Gjatë mëngjesit të së mërkurës të gjitha forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë larguar nga terreni, pas betejës me flakët të cilat iu afruan shumë edhe zonave të banuara.

Zjarri ka përshkruar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore kryesisht me pisha qindravjeçare si dhe bimësi të ndryshme.

Gjithashtu flakët shkrumbuan sipërfaqen me pisha të monumentit të natyrës “Guri i nuses”. Së shpejti pritet që autoritetet të nisin punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret./tvklan.al