Me konsensusin e të gjitha partive që janë pjesë e konferencës së kryetarëve është rënë dakord që në seancën plenare të javës së ardhshme të zhvillohet debat lidhur me deklaratën e partisë së çamëve për heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë.

“Diskutimi në kuvend nuk i bën keq askujt, përkundrazi e ngre peshën e përgjegjësisë së qeverisë shqiptare, por edhe të qeverisë greke në një nivel të ri për t’iu përgjigjur vullnetit të popullit tonë për të abroguar këtë ligj i cili nuk reflekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve”, tha Spiropali.

Ligji i luftës i miratuar 84 vite më parë vijon të jetë në fuqi në shtetin fqinj edhe pse të gjitha qeveritë e kanë pranuar se është absurd.

Ligji i luftës vendosi sekuestro mbi pronat e shteteve të konsideruara armike Shqipërisë dhe Italisë. Por ndërsa me Italinë ligji është shfuqizuar, me ne vijon të jetë në fuqi.

Tv Klan