Qeveria Majko ka zbritur sot në Parlament për mbrojtjen e Kodit të Ri Doganor.Në këtë kod parashikohen gjoba të rënda deri në 5 milionë lekë dhe ndjekje penale për ata që kalojnë mallra kontrabandë ose mashtrojnë me blerjen dhe cilësinë e tyre. Megjithatë Kodi i ri Doganor ka ndeshur në kundërshtimin e mjaft deputetëve socialiste të cilët e konsideruan atë si fasadë para opinionit publik vendas dhe atij të huaj.

Ministri i Financave Angjeli duke mbrojtur kodin e ri doganor u shpreh se ky ligj do të jetë instrument kryesor në luftën ndaj kontrabandës për rritjen e të ardhurave buxhetorë dhe kusht për pranimin në Organizatën Botërore të Tregtisë.Deputetët kërkuan testimin e administratës doganore pasi sa herë që ndërrojnë qeveritë, ndërrohen dhe doganierët./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame