PD: “Bashkëqeverisja” do të përdoret nga PS për të marrë të dhënat e qytetarëve

Ashtu si në Komisionin e Ligjeve, projekt-ligji për “Bashkëqeverisjen” solli përplasje me PD dhe PS në Parlament. Socialistët kërkuan votën e demokratëve duke argumentuar se agjencia e “Bashkëqeverisjes” do të ndihmojë qytetarët të shprehin problemet e tyre, por dhe si një instrument për të luftuar korrupsionin.

PD e cilësoi këtë agjenci si anti kushtetuese dhe se do të ndihmojë qeverinë për të siguruar të dhënat e qytetarëve.

Ministrat  i zgjatën dorën PD që ti bashkohej bashkëqeverisjes, ndërsa mes tyre nuk munguan as ironitë.

Në përfundim të diskutimeve , projekt-ligji për “Bashkëqeverisjen”  u votua në Parlament me 73 vota pro dhe 42 vota kundër.

Klan News