E premte e zezë është quajtur nga lideri demokrat Berisha, dita e masakrës së Racakut në Kosovë. Për Berishën kjo është dëshmi e politikave shfaruese që ndjek kasapi Millosheviç. Të rënët dhe shqiptarët që i kanë varrosur vëllezërit e tyre sipas Berishës janë një thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen për të realizuar një platormë shfarosëse.

Partia Demokratike i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dorëzojë në Hagë dosjen e Millosheviçit. Njëkohësisht i bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të bashkuar edhe nëse NATO nuk ndërhyn. Partia Demokratike do t’i qëndroje gjithmonë idesë një komb një qëndrim në të gjitha aspektet. Ngushëllimet për të vrarët janë shprehur nga demokratët dhe gazetarët./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti