Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike kanë marrë sot udhëzimet e fundit për referendumin. Lideri demokrat Sali Berisha i sapokthyer nga Kongresi i Demokristianëve në Madrid, në mbledhjen e aktivit të partisë, denoncoi manipulimin që po përgatetitet ndaj votës kushtetutese. Duke e cilësuar votën e Tiranës si shumë të rëndësishme, Berisha porositi të pranishmit në sallë që deri ditën e votimit, çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet për projektin e socialistëve. Për këtë qëllim janë përgatitur dhe fletëpalosje në të cilën do të pasqyrohen vërejtjet kryesore ndaj ligjit themeltar. Ndërkohë po sot në selinë e demokratëve, sekretari i partisë Bode duke u bazuar në faktet dhe shifrat nga terreni, theksoi dhe njëherë përgatitjet që po bëhen nga pushtetarët për manipulimin e procesit të votimit ku përmendi dhe rastin e Vlorës ku 12 mijë shqiptarëve, iu hoq e drejta  e votës apo rastin e Fierit ku prefekti përgjysmoi listat e votuesve të miratuara më parë nga Bashkia.

Pamje Partia Demokratike Sali Berisha mbledhje, Pamje Ridvan Bode./tvklan.al