Edhe partia e Myslim Murrizit ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat shumëemërore të kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Partia Lëvizje Demokratike Shqiptare do të kandidojë në disa qarqe, ndërkohë që kryetari i kësaj partie do të kandidojë në 4 qarqe të ndryshme.

Deputeti opozitar do të jetë në listën e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Fierit. 8 Marsi është afati i fundit për partitë që të dërgojnë listat shumëemërore për kandidatë në zgjedhjet e 25 Prillit./tvklan.al