Të kuqtë realizojnë golin e parë pas 16 sekondash

Partizani arriti një fitore me vlerë në javën e 27. Të kuqtë mundën 3-0 Bylisi të dielën në kryeqytet. Goli i parë u shënua vetëm pas 16 sekondash lojë me Autir Stenio Zhunior. Në pjesën e dytë realizuan edhe Asani e Çinari.

Me këtë fitore Partizani mbetet në ndjekje të Teutës së vendit të parë me vetëm 2 pikë më pak. Ndeshja e radhës për të kuqtë do të jetë ndaj Kastriotit.

Tv Klan