Nuk fiton në “Loro Boriçi” prej 2 vitesh

Vllaznia – Partizani është një sfidë tërheqëse e javës së 12, pasi të dy ekipet kanë përmirësuar rezultatet. Të kuqtë janë më të plotësuar në këtë sfidë, por gjithsesi pritet të mos kenë në portë Alban Hoxhën për probleme në dorë. Trajneri i Partizanit, Ilir Daja e shikon si të vështirë këtë kundërshtar që nuk e kanë mundur prej 2 vitesh në “Loro Boriçi”.

“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë vjet dhe e ka startuar edhe këtë sezon shumë mirë. Përballjet me Vllazninë janë ndeshje ku brenda është dhe kënaqësia dhe vështirësia”.

Takimi do të luhet të mërkurën në orën 16:45 në Shkodër. Thomas Brdariç tha se është punuar në aspektin psikologjik për këtë ndeshje.

“Kemi punuar nga ana mentale me lojtarët për sa i përket kësaj çështjeje dhe jemi përqendruar vetëm te fitorja, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin”.

Ndeshja tjetër e së mërkurës është ajo mes Skënderbeut dhe Egnatias që pavarësisht ndeshjeve të mira janë në vendet e fundit të renditjes.

“Djemtë kanë patur një paraqitje në rritje. Do futemi në lojë për të marrë 3 pikët”, tha Memelli, trajner i Skënderbeut.

Java e 12 luan sot dy ndeshjet e para Dinamo – Teuta dhe Tirana – Kastrioti. Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen deri të enjten ku në fushë do të zbresin Kukësi me Laçin.

Tv Klan