Të kuqtë marrin vendimin pak ditë para kampionatit

Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Partizanit. Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 javë nga nisja e kampionatit ekipi kryeqytetas mori këtë vendim dhe pasi u zhvillua faza përgatitore me Mehmetin.

Në njoftimin e klubit thuhet se ndërprerja e bashkëpunimit u bë me mirëkuptim. Dritan Mehmehti mori drejtimin e të kuqve në janar të këtij viti, pas largimit të Ilir Dajës, duke e mbyllur në vendin e tretë në kampionat.

Partizani mori pjesë në Conference League, por duke u eliminuar që në turin e parë nga Saburtalo i Gjeorgjisë. Dritan Mehmeti nuk është trajneri i parë, i cili largohet para nisjes së sezonit. Te Laçi iku Shpëtim Duro pas eliminimit nga kupat e Europës, duke kthyer malazezin, Dejan Vukiçeviç.

Tv Klan