Shfletuesi historik i Microsoft, Internet Explorer do të çaktivizohet përfundimisht pas 27 vitesh. I zëvendësuar më vonë nga Microsoft Edge, Internet Explorer ishte shfletuesi i integruar në sistemin Windows që prej vitit 1995.
After 27 years of service, Microsoft is going to retire Internet Explorer for good on June 15th. pic.twitter.com/rIpcHFWoU3
— Product Hunt ? (@ProductHunt) June 12, 2022
Hera e fundit kur ai u përditësua ishte në vitin 2013 kur Microsoft prezantoi Internet Explorer 11. Kompania ka nisur të çaktivizojë shërbimin në disa prej platformave, por më 15 Qershor, aplikacioni në desktop do të jetë tërësisht i papërdorshëm.
Microsoft announced that Internet Explorer is shutting down after 27 years on June 15, 2022#InternetExplorer pic.twitter.com/sP1UInXloJ
— Sagar Suhindero (@Rahimbuxsagar) June 13, 2022
Modelet që do të preken janë ato që operojnë me Windows 10 sepse prej 11 e tutje, shfletuesi i integruar është Microsoft Edge. Ndonëse shfletuesi është braktisur prej kohësh nga përdoruesit për shkak të konkurrencës nga motorë kërkimi si Google, Firefox, Safari apo Edge, nuk munguan disa postime dashamirëse në Twitter.
Internet Explorer is finally shutting down on June 15 after 27 years.
— Scott Hanselman ?? (@shanselman) June 14, 2022
Seems it’s lagging a bit, I clicked “close” 26 years ago.
“Internet Explorer më në fund çaktivizohet më 15 Qershor pas 27 vitesh. Duket se ka disa probleme, klikova ‘mbyll’ 26 vite më parë”, ishte një prej tyre ndërsa pati edhe plot foto gazmore./tvklan.al