Dy persona të moshës 36 dhe 39 vjeç shkaktuan një aksident të hënën te mbikalimi i Kasharit në Tiranë. Menjëherë pas kësaj u lindi një ide: tentuan të ndryshonin vendin e ngjarjes për të përfituar nga siguracioni. Por kjo tentativë u dështoi, e në fund përfunduan të dy në pranga.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al