Novak Xhokoviç u eliminua në raundin e tretë të US Open nga australiani Aleksei Popirin.

Tensiti serb luftonte për të fituar Grand Slam-in e rëndësishëm, që do të ishte i 25-i në karrierën e tij.

Për fituesin e medaljes së artë në Paris 2024, fillimi nuk ishte i mirë.

Në dy setet e para ai u mposht 6-4. Në vazhdim, e shtoi ritmin dhe fitoi të tretin 2-6.

Por australiani ishte në një formë më të mirë dhe gaboi më pak, duke e fituar setin e katërt sërish 6-4.

“Padyshim që luajti më mirë dhe e meritonte të fitonte. Dua të them, mënyra se si u ndieva dhe se si luajta nga fillimi i këtij turneu, raundi i tretë është një sukses. Kjo ishte një nga ndeshjet e mia më të këqija ndonjëherë. Bëra shumë gabime. Me të tillë performancë nuk mund të fitosh, veçanërisht kur bëhet fjalë për rivalë të fortë si Aleksei. E pranoj, ishe një ndeshje e tmerrshme për mua”.

Kjo është hera e parë që nga 2017 që serbi e mbyll vitin pa një Grand Slam.

Një sfidë për t’u mbajtur mend për Popirin, që vazhdon garën në US Open.

“Është e pabesueshme, sepse unë kam kaluar në raundin e tretë rreth 15 herë në karrierën time. Por nuk ia kam dalë që të shkoj përtej dhe që e arrij këtë ndaj më të madhit të këtij sporti thjesht është diçka unike. Është një ndjesi që nuk e përshkruaj dhe jam mjaft i lumtur”.

Nga turneu i US Open largohet një tjetër emër i madh, pas eliminimit të Carsso Alcaraz.

Klan News