Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë u plagosën kur çatia e një kishe u shemb në qytetin brazilian të Recife.

Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për të varfërit dhe  në ato momente më shumë se 60 persona ndodheshin brenda .

Viktimat janë një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare të cilët u gjetën të pajetë nga ekipet e kërkim  shpëtimit që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Mes të plagosurve është një e re në fazë të avancuar të shtatzënisë, si dhe një fëmijë 4 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, por autoritet po hetojnë.

Ka disa media braziliane që shkruajnë se disa panele diellore  ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar.

Klan News