Australia nuk po arrin të gjejë dot qetësi. Pas zjarreve të fuqishme që vranë 33 njerëz, që shkatërruan mijëra shtëpi dhe që dogjën rreth 11 milionë hektarë tokë, tashmë njerëzit duhet t’i ruhen shirave të fuqishme.

Në zonën bregdetare të New South Wales është ngritur alarmi për shi, erëra të forta dhe përmbytje. Byroja Meteorologjike e Australisë paralajmëroi për “kushte të rrezikshme” të shtunën dhe të dielën.

Ndërkohë në Sydney ka pasur përmbytje. E premtja ishte dita më e lagësht në këtë qytet, duke mbyllur disa rrugë, ndërsa transporti publik u pezullua.

Shirat e fuqishme pritet që të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme. Nga njëra anë, ky është lajm i mirë për të fikur ato zjarre që vazhdojnë ende./tvklan.al