Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keën dhe forcën e ringjalljes së dashurisë.

Foto e publikuar nga Basha

Më tej numri një i opozitës shton se sot vendi është në udhëkryq dhe fton të gjithë që të gjejnë forcën dhe të kapërcejnë këtë situatë të vështirë.

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet“, shkruan Basha.

Më tej kryetari i PD shton se të gjithë ata që po kalojnë në situatë të vështirë shëndetësore duhet të mbushin zemrën me shpresë se ditë më të mira do vijnë.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë“, vijon më tej kreu i opozitës./tvklan.al