Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se po merr nën kontroll të gjitha të dhënat e qytetarëve, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas PD-së, qeveria e ka arritur këtë nëpërmjet një vendimi, që vë të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit, nën administrimin e kësaj Agjencie.

Partia Demokratike thotë Agjencia mund te ndërhyjë në regjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në regjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes, pa i dhënë llogari askujt.

Sipas saj, kjo i hap rrugë koncesionit multimilioner të menaxhimit të TVSH-së, për të cilin PD thotë se është përfolur vëllai i kryeministrit. /Tv Klan