Ndryshe nga Ministri i Financave i cili flet për një rritje prej 5.9% në buxhetin e vitit 2019, opozita e sheh tejet të zymtë panoramën ekonomike, kur thotë se në të nuk projektohet zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.

“Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës, që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e konçesioneve”, tha Tabaku.

Tabaku thotë se Buxheti i 2019-ës nuk i jep zgjidhje disa taksave dhe tarifave që sipas FMN-së e rendisin Shqipërinë në vend të fundit në Europë për të ardhurat në familje.

“Tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%. Tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%. Tekstet e rritura shkollore me 7%. Çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%.”

Për opozitën edhe në këtë buxhet qeveria e ka kthyer vëmendjen tek klientët e saj.

“ 100 milion euro, për faturën e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive.”

Demokratët thonë se buxheti trajton në mënyrë qesharake arsimin, familjet në nevojë, investimet në bujqësi, dhe ish-të përndjekurit politikë.

Tv Klan