Disa familje në Ersekë ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë 

Në vijim të denoncimeve për mungesën e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti, Partia Demokratike është ndalur në fshatin Qafzez në Ersekë.

Banesa e Festim Çaushit është prekur nga dy tërmete, ai i qershorit dhe sërish në nëntor por thotë se e vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba.

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj.

ErvinSalianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot”.

Edhe Gazmor Kasëmi thotë se nuk ka marr asnjë ndihmë ndonëse banesa e tij është shpallur e pabanueshme.

Ervin Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po! jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. kam 16 muaj që fle në, në pllaka

Ervin Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!

Ish-deputeti, Ervin Salianji është njohur edhe me shqetësimin e Minushe Merkës, e cila thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti. Sipas Partisë Demokratike janë të shumta familjet e lëna në harresë nga shteti pas tërmeteve të vitit të kaluar.

Tv Klan