Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për Indrit Hoxhën, i cili renditej i 35 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.

Hoxha, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.

Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ, ai shkruan se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës, ndërkohë që vetëm njëherë është arrestuar me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”.

Tv Klan