“Rama merr fuqitë e gjykatës, mbron interesat e oligarkëve”

Demokratët e cilësojnë antikushtetues ligjin e ri për kalimin e pronësisë duke paralajmëruar anulimin e tij pas ardhjes në pushtet. Ish-deputetja Jorida Tabaku se kjo nismë i jep Kryeministrit Rama fuqinë e një gjykate duke vendosur për kufijtë e pronës në rast konflikti.

“Të drejtë që deri më sot e ka gjykata dhe që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore”.

Por demokratët shkojnë më tej kur thonë se përmes këtij ligji, qeveria i kërkon pronarit të tokës që të riblejë truallin dhe ndërtesën e tij edhe nëse ajo është ndërtuar përpara 1991. Sipas Tabakut, qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e interesave të oligarkëve.

“Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së Ramës. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre që njihet si qira 99-vjeçare. Mjafton që një prej atyre oligarkëve të mëdhenj që sot sundojnë rrugët e florinjta nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, të vendosë njollën e tij në një tokë private apo publike duke zgjeruar aktivitetin e tij. Dhe ai mundet të zotërojë këtë tokë për biznesin e tij në dëm të interesit të një qytetari privat apo gjithë shqiptarëve”.

Për demokratët në 7 vjet qeverisje, Kryeministri Rama ka prodhuar një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë, duke shkelur Kushtetutën, Vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Tv Klan