Qeveria amerikane ka informacion të plotë për lidhjen e dyshuar të Partisë Demokratike me Rusinë për lobim në SHBA. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Donald Lu deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shumë informacion për këtë çështje. Nga ana tjetër, Amerika është e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në Evropë dhe investimet e tyre në Shqipëri. Kjo çështje po ndiqet nga afër nga qeveria amerikane.