Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që të fusë në rend të ditës, në seancën plenare të së enjtes kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve.

Deputeti Eduard Halimi tha se duke mos ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca po thellon paligjshmërinë.

Eduard Halimi: “Refuzimi me arrogancë i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushetutese, shkelja e mëtejshme e Kushtetutës, tregon edhe njëherë përpara qztetarëve, se sa i madh është zullumi që është kryer natën në serverin e tatimeve.

Por Partia Demokratike nuk do të tërhiqet. Ne do të bëjmë gjithcka që Kushtetuta të zbatohet, që e vërteta e vjedhjes së të dhënave tatimore të dalë në dritë të diellit.

Ndaj dhe i kërkojmë edhe njëherë Kryetarit të Kuvendit që menjehere të përfshije në rendin e ditës nesër, ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese.

Çdo vonesë e mëtejshme, çdo shkelje e mëtejshme e Kushtetutës,  vetem sa implikon edhe me tepër këtë mazhorance”.