Demokratët e akuzojnë ministrën e Shëndetësisë se ka lënë në meshirë të fatit duke rrezikuar jetën e 300 pacienteve me hemofili.

Ata thonë se në QSUT  mungojnë faktorët 7,8 dhe 9, medikamenti i nevojshëm për këtë kategori të sëmurësh.

Sipas tyre edhe heshtja e ministrise Manastirliu është mizore.

Por në një reagim të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” mohon që të ketë mungesa të faktorëve për hemofilikët.

Sipas saj faktori 7,8 dhe 9 është shpërndarë sipas përshkrimit në recetë të mjekëve hematolog.

Tv Klan