PD: Propagandë hapja e spitaleve Covid 3 e Covid 4


PD: Propagandë hapja e spitaleve Covid 3 e Covid 4

15:35 06/08/2020

“Rama dështoi në menaxhimin e situatës”

Demokratët akuzojnë qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë pas rritjes së ndjeshme të numrit të personave të prekur me Covid-19.

Sipas tyre, kryeministri po bën propagandë me hapjen e një tjetër spitali Covid 4, kur ende qeveria nuk ka vënë në shërbim të të prekurve me virus spitalin e premtuar Covid 3.

“Jemi tek Ish-Spitali Kirurgjikal ku sipas z. Rama duhet të ishte Spitali Covid 3. Ju e shikoni që nga jashtë dhe brenda nuk ka asnjë investim, sepse deri më sot nuk është shtruar apo nuk ka marrë kujdes spitalor asnjë pacient në këtë spital. Spitali Covid 3 njësoj si Spitali Covid 4 janë pjesë e propagandës së Edi Ramës ku është i vetmi element që qeveria shqiptare ka shkëlqyer që ka qenë propaganda, por e cila ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-it, ka dështuar në sigurinë e jetës së qytetarëve, ka dështuar në ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më të mirë, ka dështuar në ofrimin e opsioneve për të kryer testimin e shqiptarëve për të parë nëse janë të infektuar apo jo”.

Për Partinë Demokratike qeveria nuk ka një strategji si për përballimin e situatës shëndetësore ashtu edhe atë ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Tv Klan




Të ngjashme