“Kryebashkiaku i Vorës duhet të largohet”

Provë e pakontestueshme që Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për transferta me para të falsifikuara dhe Agim Kajmaku, kryebashkiaku aktual i Vorës janë i njëjti person, Partia Demokratike thotë se është fotoja e tij ne 2 pasaportat e nxjerra nga sistemi TIMS.

“Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar. Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person,  verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.”

Demokratet përsërisin se Agim Kajmaku duhet të lërë zyrën e tij në bashkinë e Vorës dhe të merret i pandehur për veprën penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit te dekriminalizimit.

Tv Klan