Demokratët kanë publikuar një përgjim të prokurorisë që mban datën 27 Maj, përmes të cilit ata thonë se në bisedën telefonike që Albert Veliu ka patur me Alfred Alizotin, ky i fundit pranon se është paguar për të thënë se zëri në audiopërgjimin është i tij dhe jo i Agron Xhafajt. Transkripti i bisedës sipas opozitës provon inkriminimin e Taulant Ballës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

 “Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij, ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh?

i kishte thënë ai

, hap gojën sa do,  i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi). “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”.

Në këtë përgjim opozita thotë se Alizoti pranon që në këmbim të pakos është i gatshëm të japë dëshmi të rremë dhe të bëjë një vit burg.

 “Më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë. Çfarë lidhje ke ti me këtë punë, çfarë punë ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra”.

Demokratët akuzojnë prokurorinë se është vënë në shërbim të kryeministrit për të mbrojtur vëllain e ministrit të Brendshëm. Për opozitën këto prova janë të mjaftueshme që organi i akuzës të arrestojë Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisë procedimin penal për sajim provash dhe blerje të dëshmitarit të rremë ndaj Taulant Ballës.

Tv Klan