“Qytetarët janë lënë në qiell të hapur”

Rasti i Fatme Jocës, banore në njësinë nr 4 në kryeqytet është sjellë nga demokratët si dëshmi e propagandës së qeverisë me tërmetin e 26 Nëntorit.

“Kanë kaluar këtu, u kam thënë hajde më shikoni shtëpinë, nuk kanë ardhur, domethënë nuk e di se çfarë… ca të nënës, ca të babës me këtë qeveri, nuk e di se çfarë bëhet”. 

Fatimja thotë se nuk ka përfituar asnjë ndihmë nga qeveria, ndërkohë që e shqetëson ardhja e dimrit.

Ina Zhupa: Ty deri tani nuk të kanë dhënë asgjë, nuk ke përfituar asgjë?

Fatime Joca: Jo, jo ,jo asgjë, asgjë, asgjë. Shtetit i kërkoj që të vej dorën në zemër për ne, të vijnë të na i rregullojnë dhe neve një çik. Dimri po vjen, të ftohti ça bie jashtë, bie brenda. S’kemi ku të rrimë, s’kemi ku flemë, më mirë të dalim jashtë se sa brenda.

Selia blu thotë se janë me qindra familjet të cilat edhe pse kanë pësuar dëmtime nga të dy tërmetet e vitit të kaluar nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga qeveria, duke i lënë në qiell të hapur.

Tv Klan