PD: Rama, borxh për të shlyer borxhet

PD: Rama, borxh për të shlyer borxhet

21:17 02/10/2018

Për Partinë Demokratike, mbyllja e transaksionit për marrjen e 500 milionë dollarëve hua në tregjet ndërkombëtare, është një borxh për të shlyer borxhet. Në një reagim në rrjetet sociale, Jorida Tabaku shkruan se “

Rama e quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin”.

“Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjeçarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!”

Sipas Tabakut, në një kohë kur në Janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%, Shqipëria sot me del 3,55%.

“Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetarëve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë! Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogël, oferta e PD”

, thotë Tabaku në reagimin e saj.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi