Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe deputetin Taulant Balla se kanë marrë në mbrojtje persona me rekorde kriminale në qytetin e Pogradecit, të cilët prej vitesh paguheshin si punonjës të ujësjellësit të këtij qyteti.

Flamur Noka, deputet i PD-së :

Tani që kryetari i ri i Bashkisë vendosi ta pastrojë ujësjellësin nga kjo bandë, del Talutant Balla, në krah të Edi Ramës, në një aktivitet partie, dhe i merr në mbrojtje.Shihni pak kë merr në mbrojtje Edi Rama;Ilir Berberi: I dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbatje pa leje. Në Pogradec njihet si Lili i Rrushkës. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.Këta banditë që mbron Edi Rama jo vetëm kishin zaptuar Ujësjellësin, por kanë shkaktuar një dëm prej  300 milionë lekësh për 5 muaj vetëm me pagat, duke përfshirë dhe një rast ekzemplar abuzimi, si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë.

Në një tjetër dalje Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka vënë nën urdhrat e tij drejtësinë. Si shëmbull të lidhjes së Kreut të qeverisë me krimin, Enkelejd Alibeaj solli rastin e administratorit për Kaçinarin, Petrin Bardhi që sipas demokratëve pasi u kap me 420 kg drogë u la i lirë.

Tv Klan