“Paratë shkuan në xhepat e oligarkëve të Kryeministrit”

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar në tendera korruptivë miqtë e oligarkët e tij, duke e çuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë vitit 2019, në një humbje prej 64 milionë eurosh.

“Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur. Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo   kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al. Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës”.

Sipas selisë blu, zhytja e OSSHE-së në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni vjen në një kohë kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Tv Klan