Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit. Dëshmi e kësaj përpjekjeje thotë opozita është refuzimi i kërkesës së saj për ngritjen e komisionit hetimor për ish-Ministrin e Brendshëm.

Edmond Spaho, Kryetar i Grupit të PD-së :

Skema për të zvarritur hetimin parlamentar për Saimir Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikun e drogës është e njëjta që po ndiqet edhe në prokurori. Përtej show-ut që ndiqni në ekrane për afate të reja hetimi apo ankesa fallso kundër prokurorisë, gjithçka është skemë.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar se Donika Prela, që duhet të ishte nën hetim për pastrim parash dhe favorizim të bandave, po bëhet gati të lirojë Tahirin nga akuza e drogës dhe, në rastin më të keq, do t’i ngarkojnë një akuzë banale, si shpërdorimi i detyrës.

Tv Klan