Anëtarësia e Kukësit “ndëshkon” dy ish-kryebashkiakët

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës përzgjodhi përmes parimit “një anëtar, një votë” emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Kushtet e rënduara të motit nuk i penguan demokratët e Qarkut Dibër të votojnë në masë për kandidatët potencialë për deputetë, teksa pjesëmarrja në votim në nivel qarku ishte 57,6 %.

Nga 22 kandidatë të ndarë në tre degë; atë të Matit, Bulqizës dhe Dibrës, anëtarësia demokrate zgjodhi 20 emra, të cilët tashmë do ti çohen kryesisë së PD-së për të përzgjedhur personat që do të përfshihen në listën përfundimtare.

Kandidatët potencial të Degës Mat: Basir Çupa, Dea Kaziu, Denisa Vata, Dhurata Çupi, kreshnik Çollaku dhe Lindita Doda

Kandidatët potencial të Degës Dibër: Albert Kojku, Ilir Hysa, Jeton Kaloshi, Luan Haka, Mirela Mazari, Nehat Çollaku dhe Xhemal Gjunkshi

Kandidatët potencial të degës Bulqizë: Bardhyl Rama, Durim Balla, Edmond Isaku, Fllanxa Losha, Muis Llanaj dhe Petrit Doda.

Nga votimi i sotëm u skualifikuan vetëm dy emra, ai i Agron Qokut dhe Bajram Balliut, të dy pjesë e listës së degës Dibër. Për Nënkryetarin e demokratëve Edmond Spaho në 25 prill demokratët do të shkojnë në zgjedhje me ekipin e tyre fitues.

Tv Klan