Pep Guardiola humb nënën nga koronavirusi



Pep Guardiola humb nënën nga koronavirusi

11:20 07/04/2020

Nëna e menaxherit të Manchester City-t, Pep Guardiola ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në Barcelonë, si pasojë e infektimit nga virusi.

Manchester United postoi në mediat sociale për të thënë se klubi ishte i trishtuar kur dëgjoi këtë lajm.

“Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta Pep dhe familjes së tij”.

Muajin e kaluar, Guardiola dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar në luftimin e pandemisë. Paratë do të përdoren për të blerë pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për stafin e përfshirë në trajtimin e personave të shtruar në spital./tvklan.al



Të ngjashme