Teksa ndodhet në Pragë kryeministri Edi Rama është takuar me Presidenten e rizgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ai ka shpërndarë disa foto me Presidenten e KE, ku vetë kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj.

Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Europianë në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.

Kreu i qeverisë Rama pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve./tvklan.al